AS: Jo Murinjos, tifozët e Realit duan Zidanin

25/12/2015 14:25

Tifozët e Realit të Madridit duan që trajneri i ri i skuadrës së tyre të jetë Zinedine Zidane.

Në një sondazh të as.com, ku kanë votuar më shumë se 22 mijë persona, francezi ka marrë rreth 11 600 vota ose thënë ndryshe më shumë se 52% të tyre.

Edhe pse presidenti Florentino Perez kërkon rikthimin e Murinjos, portugezi ka marrë vetëm 33% të votave.

Ndërkohë, trajneri aktual i Realit, Rafael Benitez, ka marrë pëlqimin e 3 100 tifozëve (14% të votave).

Top Channel