Prishtina mbulohet nga smogu e mjegulla

25/12/2015 00:00

Mjegulla dhe shkarkimet e ndotësve në ajër, që vijnë kryesisht nga industria, transporti dhe konsumimi i lëndëve të ngurta djegëse, që përdoren për ngrohje, kanë bërë një që re e dendur smogu të mbulojë kryeqytetin kosovar, Prishtinën, gjatë kësaj të premteje.

Moti i ditëve të fundit në Kosovë ka qenë kryesisht i mirë, pa reshje shiu, por me temperatura të ulëta. Gjithsesi, smogu është karakteristikë për këtë sezon dimëror, sidomos gjatë muajve dhjetor-janar.

Top Channel