Kosovë, kufizim të ujit të pijshëm në Obiliq për shkak të punimeve

25/12/2015 00:00

Komuna e Obiliqit do të mbetet 48 orë pa ujë të pijshëm. Kjo për shkak të punimeve, që është duke kryer kompania e Ujësjellësit të Prishtinës.

Kompania njofton konsumatorët e kësaj komune dhe fshatrat përreth se, qytetarët që furnizohen me ujë nga rezervuari “Shkabaj”, nga e shtuna në orën 08:00 deri të hënën, më 28 dhjetor, në orën 08:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Një ndërprerje e tillë do të bëhet për shkak të punimeve të planifikuara teknike, në kuadër të fazës së II-të të investimeve (qasja e linjës magjistrale, gypi me diametër HDPE fi 560 mm). Këto punime do të realizohen në lidhjen te rezervuari ‘Shkabaj’ dhe në pjesën, ku do të bëhet degëzimi për furnizim me ujë i njësisë ‘Termocentrali Kosova A’. Përveç këtyre dy qasjeve kryesore, do të realizohen edhe të tjera më të vogla, ditën e shtunë dhe të dielën”, thuhet në komunikatë.

Top Channel