Asociacioni, Limaj: Qytetarët e mbrojtën vendin, jo qeveria

25/12/2015 00:00

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ua ka atribuuar qytetarëve kosovarë që nënshkruan peticionin meritën për vendimin e Gjykatës Kushtetuese kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Në një postim në Facebook, Limaj është shprehur se mbi 200 mijë qytetarët e Kosovës që e firmosën peticionin kundër marrëveshjes së “Zajednicëc”, “ishin të bindur se ajo marrëveshje nuk është në interes të Kosovës dhe se ishte në kundërshtim me Kushtetutën”.

“Prandaj, të gjithë ju që nënshkruat peticionin jeni kontribues të drejtpërdrejtë në veprimin e presidentes, që e dërgoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas nxorri aktgjykimin që e vërtetoi se qytetarët kishin të drejtë. Përfundimisht u qartësua se qytetarët ishin në mbrojtje të Kushtetutës, pasi qeveria e kishte shkelur atë. Mirënjohje për ju, ndihuni krenarë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij.

Top Channel