“Fiks Fare”, “mjeku” që shëron Sidën dhe kancerin

25/12/2015 00:00

“Fiks Fare” ka gjetur njeriun që shëron Sidën, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera të pashërueshme, madje ndihmon femrat që të mbesin shtatzënë. Ky njeri që pretendon sëmundje për të cilat edhe shkenca po has në vështirësi për t’i dhënë një kurë, gjendet në Tiranë dhe ishte në qendër të kamerave të fshehta të emisionit investigativ.

“Fiksi Fare” lë katër takime në ditë të ndryshme me mjekun popullor në përpjekje për të shëruar një vajzë me kancer. Në takimin e parë ai sqaron se dëshiron analizën për të parë gjendjen aktuale të personit me Sida, ndërsa tre muaj pas kurës së parë dëshiron një tjetër analizë.

I pyetur se si mund të shërojë kancerin në gjoks pa u operuar, ai thotë se i duhet që ta prekë gjoksin dhe nëse vlerëson se gjëndrat janë deri në një gradë të caktuar, siç shprehet ai, e kuron siç ka shëruar edhe raste të tjera me kancer në gjoks për 30 mijë lekë (të vjetra).

takimin e dytë, personi që fillimisht kishte marrë informata e prezanton me vajzën që ështe me Sida, ndërsa mjeku popullor i ofron pak ilaç i cili do të bëjë pastrimin e gjakut, ndërsa në muajin maj, kur ai ta përgatis, do ta marrë të gjithin.

Kura për Sidën është 6 muaj, ndërsa pas dy muajsh i kërkon që të bëjë një analizë për të parë ecurinë. “Kura është 6 muaj që duhet të vazhdohet. Pastaj ishalla fati yt e fati im që t’i të shërohesh e unë të marr namin që u shërua”, thotë mjeku popullor në video.

Mjeku pajtohet që t’i jap ilaçin pa pagesë, por që pas shërimit ajo duhet t’i bëjë një nder, që kur të dalë në intervista të tregojë se kush e ka shëruar.

“Me prostatën i kam shëruar 200 veta që kanë qenë për spital dhe mund të vdisnin, ndërsa të tjerëve ju kam tretur gurët e veshkave se këto bimët e mija edhe tresin”, tregon mjeku.

takimin e tretë mjeku i jep vajzës 3 pako ilaçe të cilat duhet t’i marrë deri në 2 muaj. Ai garanton se ato nuk kanë asnjë efekt anësor. Mjeku iu ka kënduar ilaçeve, por vendos t’i këndojë edhe vajzës.

Në fund, mjeku kërkon 25 mijë lekë (të vjetra) me gjithë këndimin, por pranon edhe më pak, mjafton që lekët të mos ia japin me zemër të thyer.

takimin e  katërt, për të cilin kishin rënë dakord më parë, shkojnë te mjeku në mënyrë që ky t’i këndojë sërish vajzës. Por, ai i njofton vajzat se “mbreti i ilaçeve” ishte “pjekur” dhe ato mund ta marrin.

Gjysmë ilaçi kushton 25 mijë lekë të vjetra, por mjeku popullor do t’iu jap vajzave për 10 mijë lekë (të vjetra). Ky lloj ilaçi është për të gjitha llojet e sëmundjeve kanceroze, por edhe për Sidën, vetëm se nuk e ka shtuar në përshkrim.

Top Channel