Afganistani goditet sërish nga tërmeti, lëkundjet ndjehen deri në Indi

26/12/2015 00:35

Afganistani është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.3 ballë ishte në veri të vendit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Indi.

Ende nuk është e qartë nëse si pasojë e këtij tërmeti ka pasur viktima në Afganistan, ndërsa mësohet se 17 persona kanë mbetur të plagosur në qytetin pakistanez të Peshavarit.

Me qindra persona mbetën të vrarë më 26 tetor në këtë tetor nga një tërmet i fuqishëm.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se banorët ne kryeqytetin e Afganistanit, Kabul dhe atë të Pakistanit, Islamabad, kanë dalë menjëherë në rrugë pas tërmetit të fundit.

Rajoni goditet shpesh nga tërmete të fuqishme, të cilët shkaktohen si pasojë e përplasjes së pllakave tektonike.

Në vitin 2005, si pasojë e një tërmeti 7.6 ballë në Pakistan mbetën më shumë se 75 mijë te vdekur.

Në prill të këtij viti, Nepali u godit nga një tërmet, i cili u cilësua si më i fuqishmi i të gjitha kohërave në këtë shtet, duke lënë më shumë se 9 mijë të vdekur dhe rreth 900 mijë shtëpi të dëmtuara.

Top Channel