Australi, zjarri shkatërron 100 shtëpi ditën e Krishtlindjeve

26/12/2015 00:00

100 shtëpi janë shkatërruar në ditën e Krishtlindjeve në shtetin Victoria të Australisë, për shkak të zjarreve.

Sipas zyrtarëve, 98 shtëpi janë goditur në Wye River dhe 18 në Separation Creek. Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për të plagosur.

Qindra zjarrfikëse po luftojnë me flakët në zonën e famshme të Great Ocean Road në jugperëndim të Victorias, një vend mjaft popullor për të kaluar pushimet.

Freskimi i motit dhe shiu kanë reduktuar kërcënimin e zjarrit, por emergjencat thonë se ka ende rrezik në zonë.

1600 banorë dhe turistë nga zona turistike e Lorne janë evakuar nga frika se era mund të ndryshojë drejtimin e flakëve drejt qytetit.

Disa prej personave që janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre janë detyruar të kalojnë natën e Krishtlindjeve në çadra.

Më shumë se 500 zjarrfikës, 60 automjete zjarrfikëse dhe 18 avionë janë të përfshirë në luftën kundër flakëve.

Top Channel