Pengmarrja në Tiranë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

26/12/2015 10:00

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me pengmarrjen e të premtes në kryeqytet. Klajdi Gjeci 37 vjeç, është rrëmbyer nga tre persona për motive banale.

Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të së shtunës janë vënë në pranga Klejdi Yzeiraj, 27 vjeç dhe M.S. 31 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim E. Y.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 20.35 në rrugën e Dibrës. Pasi kanë pasur një konflikt të çastit, tre personat kanë rrahur Gjecin e më pas e kanë marrë me forcë nga mjeti i tij. Ata kanë dhunuar fizikisht Gjecin edhe në automjetin e tyre.

Top Channel