Është fejuar Kylie Jenner?

26/12/2015 00:00

Kylie Jenner ka postuar një foto të unaze të madhe fejese me diamant, në ditën e Krishtlindjeve.

18-vjeçarja kishte vendosur bizhunë në dorën e saj të djathtë, teksa ndodhej në automjetin e saj, Range Rover.

Modelja nuk kishte shkruar asnjë fjalë, por vetëm një pamje të fytyrës së Babagjyshit.

Një natë më parë, adoleshentja kishte shpërndarë një foto teksa puthte të dashurin e saj Tyga në festën e Krishtlindjeve të të ëmës Kris Jenner.

Mediat rozë kanë raportuar se çifti është rikthyer bashkë, dhe kjo unazë do të thotë se gjërat janë mirë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata janë fejuar, por mund të jetë edhe një dhuratë feste.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel