Asociacioni, Krasniqi: Dorëheqja e përgjegjësve, gjëja më e vogël që duhet të ndodhë

26/12/2015 00:00

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, duke thënë se dorëheqja e aktorëve përgjegjës, është gjeja më e vogël që duhet të ndodhë.

Ai në një opinion ka shkruar se në rastin e Marrëveshjes së 25 gushtit, janë një varg shkeljesh të cilat kanë pasoja të rënda përtej një mandati qeverisës. Sipas Krasniqit, pasojat edhe shkeljet e kushtetutës janë shumë të mëdha dhe afatgjate, gjithsesi vështirë të riparueshme.

Top Channel