Aksident në Rrëshen-Milot, vdes 17-vjeçari

26/12/2015 14:10

Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Rrëshen- Milot.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë përplasur dy automjete tip Benz, me targa AA 198 BI dhe AA 620 AD. Si pasojë e përplasjes një nga mjetet është përmbysur në rrugë ndërsa tjetri ka dalë nga rruga.

17-vjeçari A. P, pasagjer në njërin prej mjetëve ka humbur jetën. Policia ka arrestuar drejtuesit e të dy mjeteve, Gentjan Mandreja 23 vjeç dhe Gjergji Kaçorri, 36 vjeç nga Mirdita.

Top Channel