Tavecchio i sigurt, Conte qëndron në stolin e Italisë

26/12/2015 00:00

Antonio Conte do të qëndrojë në pankinën e Italisë edhe pas evropianit të Francës. ai që e shpreh këtë bindje është presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio në një intervistë për RAI-n.

“Jam i sigurt se Antonio Konte do të rinovojë kontratën me ne. Unë e konsideroj atë si djalin tim. Por nëse ai do të vendosë të largohet nga pankina e përfaqësueses sonë, atëherë do të gjejmë një trajner tjetër për ta zëvendësuar”, tha Tavecchio.

Kohët e fundit, emri i antonio kontes është përmendur shpesh në zërat e merkatos. Italiani është një prej emrave të shënuar në listën e Chelseat për sezonin e ardhshëm, madje sipas asaj që deklaron një prej futbollistëve të të Kaltërv, Graziano pelle, ai ka filluar të stiudiojë gjuhën angleze, por sipas Tavecchios kjo nuk përban ndonjë lajm të jashtëzakonshëm.

“Nuk është ndonjë lajm i madh fakti që trajneri i kombëtares sonë prej 1 viti po studion gjuhën angleze. Në kohët e sotme është dicka normale që të dish të flasësh këtë gjuhë”, tha ai.

Top Channel