F1, gara e Gjermanisë; Bernie Ecclestone: Është në rrezik

26/12/2015 00:00

Shtohen dyshimet për të ardhmen e Cmimit të Madh të Gjermanisë në Botërorin e Formula 1.  Ai që e ka lënë të nënkuptojë këtë është vetë bernie Ecclestone në një intervistë për ‘Auto Motor und Sport’.

Në Botërorin e vitit 2016, kjo garë është parashikuar të zhvillohet në 19 korrik në pistën e Nurburgringut. por ndërrimi i pronarëve të kësaj piste dhe vështirësite financiare bëjnë të mendohet se kjo garë do të zhvillohet vetëm në Hokenhajm në 2016 dhe në 2018.

Vetë Eclestone është shprehur në lidhje me këtë situatë duke theksuar se është gati për të hedhur firmën e tij, por mungon kontrata.

“Shpresoja që pronarët e rinj të Nurburgringut do të ishin në gjendje që të gjenin mundësinë për të firmosur një kontratë me mua, por nuk është kështu”, tha Ecclestone që më pas përmendi edhe Hokenhajmin, duke konfirmuar se nuk do të ketë rinovim me këtë pistë.

“Kemi një marrëveshje të favorshme me Hokenhajmin, por që në të ardhmen nuk do të rinovohet. Drejtuesit e kësaj piste duhet të jenë në gjendje që të bëjnë të njëjtën pagesë sikurse edhe vendet e tjera evropiane”, tha Ecclestone.

Por probleme financiare ka edhe pista e Austin në Texas, gara në të cilën është e vendosur të mbahet në muajin tetor. Për Çmimin e Madh të  SHBA, bosi i Formula 1 deklaroi se është shumë e vështirë që të bëjë parashikime për fatin e kësaj ndalese të Botërorit të Formula 1.

Top Channel