Këshilltarët socialistë të bashkisë së Tiranës në fshatin SOS

26/12/2015 00:00

Festat e fundvitit kanë trokitur edhe në Shtëpinë e Foshnjës në fshatin SOS ku qëndrojnë 30 vogëlushë. Kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi dhe anëtarë të këshillit e kanë kaluar këtë paradite në këtë shtëpi, të mbushur me fëmijë që kanë nevojë për dashuri dhe përkujdesje.

“Ne i urojmë gjithë të mirat edhe kësaj qëndre. Gëzuar festat dhe fëmijëve, dhe të gjithë atyre që kujdesen për ta“, tha Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak.

“Ne do uronim që këto aktivitete të shtriheshin gjatë gjithë vitit, jo vetëm në ditët e festave“, tha drejtoresha e fshatit SOS.

Top Channel