Nishani, darkë për festat e fundvitit: Feja, instrument paqeje e dashurie

26/12/2015 19:25

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mbajtur pasditen e së shtunës në ambjentet e Presidencës një darkë me rastin e festave të fundvitit.

Në fjalën e tij para të pranishëmve, kreu i shtetit e ka vënë theksin tek bashkjetesa fetare në vend, e cila sipas tij duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi krenarë.

“Feja është një instrument paqeje dhe dashurie dhe kjo darkë mbahet në shenjë të respektit reciprok mes bashkësive fetare. Sot krenohemi me shqiptarët për bashkjetesën e tyre fetare”, ka thënë Nishani.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, ka shtuar më tej presidenti, është një ngjarje historike. Të pranishëm në këtë event kanë qenë krerët e komuniteteve fetare në vend.

Top Channel