Luan Rama në Preshevë: Referencë heroizmi dhe atdhedashurie

26/12/2015 21:35

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka qenë këtë të shtunë në Luginën e Preshevës, ku ka marrë pjesë në konventën e Partisë Demokratike Shqiptare.

Në fjalën e tij në këtë event, Rama e vuri theksin tek vlerat historike të Preshevës, të cilat sipas tij duhet të njihen dhe vlerësohen nga çdo shqiptar.

“Të jesh në Luginën e Preshevës është gjithnjë krenari. Çdo shqiptar duhet të vijë këtu si në shtëpinë e tij. Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie”, tha Rama.

Më tej në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i LSI i bëri thirrje lidershipit politik lokal që të punojnë për t’i dhënë një pamje të re kësaj zone.

“Lugina duhet të bëhet model bashkëpunimi dhe Integrimi në rajon”, tha më tej Rama, i cili shprehu mirënjohjen e tij për “shpirtin e paepur të lirisë” së banorëve.

Top Channel