Rusia, riarmatimi i epokës së re; Moska kërkon të rrisë influencën

27/12/2015 00:00

“Rusia ka nisur riarmatimin për të hyrë në një epokë të re të arenës botërore”, ky është edhe titulli që mban prestigjiozja “New York Times”, teksa bën një analizë të politikave të brendshme që po ndjek Vladimir Putin kohët e fundit.

Pikërisht në këtë marrëdhënie të tensionuar me Perëndimin, ajo që Kremlini me doemos kërkon është rritja e influencës. Rusia po ndërton nga e para  bazat e saj në Arktik: duke e zgjeruar kapacitetin e të vjetrave dhe në të njëjtën kohë po vendos personel për të operuar në to.  Analistët thonë se kjo lëvizje në vetvete fsheh një taktikë të pastër të Presidentit Putin. Ndryshimet klimaterike kanë bërë që akulli të shkrihet çdo ditë edhe më shumë, duke e thjeshtëzuar rrugën e rusëve për t’u pasuruar me naftë apo gaz natyror.

Po ashtu qeveria i ka rezervuar një pjesë të madhe të buxhetit ushtrisë. Nga viti 2014 deri në vitin 2015 të ardhurat për ushtrinë janë rritur me 11 miliardë dollarë. Sipas Moskës, ky rikuperim po bëhet për të balancuar mosinvestimin e gjatë që pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Por, sanksionet nga konflikti ukrainas, çmimi në rënie i naftës dhe probleme të tjera financiare e kanë dobësuar ekonominë ruse, dhe analistët presin që shpenzimet ushtarake te priten.

Ndonëse vendi ka mobilizuar më shumë se 100.000 trupa ushtarake në përpjekje për të shfaqur forcën në botë. Deri ne vitin 2020 Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se do ta modernizojë ushtrinë me 70%. Për Johan Norberg kreun e Agjencisë suedeze të Mbrojtjes imazhi që po përcjellin zyrtarët e Kremlinit është se Rusia po përgatitet për një shkallë të gjerë ndërshtetërore lufte, që sipas tij nuk ka të bëjë aspak me ruajtjen e paqes në botë apo me shfarosjen e ekstremistëve.

E ndërsa një tjetër profesor i Universitetit të Kolumbias  thotë se Putin po përpiqet  të provokojë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për të krijuar iluzionin se janë ata po e dëmtojnë Moskën, me qëllim që të forcojë popullaritetin e tij. Faktet tregojnë se Rusia ka hyrë në mënyrë të përsëritur në  hapësirën ajrore të vendeve të tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Qëkur aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014, incidentet janë rritur jo vetëm në numër, por edhe ne shkalle serioziteti, sikurse ndodhi dhe rasti i fundit i inkursionit në Turqi. Dukur aleatë të mirë tani nga ambicia e Rusisë, Moska dhe Ankaraja gjenden në një krize të thellë diplomatike.

Top Channel