Dardhë, sipërfaqe të mëdha pyjesh në flakë
27/12/2015 00:00
Sipërfaqe të mëdha pyjesh janë përfshirë nga vatra zjarri duke shkaktuar dëme të konsiderushme në pikën turistike të Dardhës.
Prej rreth tre ditësh, zjarri i fuqishëm i favorizuar nga era e fortë dhe terreni i vështirë, ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe është dashur ndërhyrja nga ajri për të lokalizuar vatrat.
Dhjetëra forca të ushtrisë dhe emergjencave civile punuan në terren, ndërsa drejtuesit e policisë pyjore thanë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Vatrat në pyjet e Dardhës dhe fshatit Nikolicë, janë vënë nën kontroll tashmë, ndërsa ekziston frika se era e fortë mund të ndihmoje në riaktivizimin e tyre.
Top Channel