Ndërron jetë ish-truproja i Bin Ladenit

28/12/2015 08:30

Nasser al-Bahri, ish-truproja i Bin Ladenit, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë, kanë thënë për BBC burime mjekësore në Jemen.

Mësohet se Bahri ka vdekur të shtunën, në një spital të qytetit Mukalla. I njohur ndryshe edhe si Abu Jandal, 40-vjeçari u lirua nga Guantanamo në vitin 2008 dhe u kthye në Jemen.

Bahri ka qenë i përfshirë në sulmet e militantëve islamikë në Bosnje, Somali dhe Afganistan gjatë viteve ’90, para se të hiqte dorë nga Al Kaeda.

Bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në një sulm në Abotabad të Pakistanit në maj të vitit 2011.

Top Channel