“Globe Soccer Awards’; Messi, futbollisti më i mirë i 2015

28/12/2015 00:00

Lionel Messi  fitoi trofeun e futbollistit më të mirë të vitit 2015 në ceremoninë e Globe Soccer Awards të zhvilluar në Dubai në fundjavë.

Sulmuesi argjentinas, që është edhe mes 3 finalistëve për Topin e Artë, u vlerësua për kontributin e tij të madh në fitoret e Barcelonës në Ligën e Kampioneve, kampionat dhe Kupën e Mbretiti, një tripletë që skuadra katalanase e regjistroi për herë të dytë në historinë e saj.

‘Është gjithnjë dicka e këndshme të marrësh një vlerësim të tillë, megjithëse, skuadra është akjo që ka më shumë rëndësi është dicka shumë e bukur të marrësh këtë cmim individual’, tha Messi pasi mori trofeun.

I pyetur se cili ishte momenti më i bukur që ai do të kujtojë për këtë vit, Messi tha se është e vështirë për të që të bëjë një zgjedhje.
‘E vërteta është se e kam të vështirë që të zgjedh momentin më të mirë-vijoi sulmuesi 28 vjecar-ishte një vit intensiv dhe i jashtëzakonshëm për ne. Fituam gjithcka. I gjithë viti ishte fantastik për Barcelonën’.

Top Channel