Fabregas në merkato, klubet evropiane ‘zënë radhën’

28/12/2015 00:00

Për Cesc Fabregas, aventurës së tij te Chelsea duket se po i vjen fundi. Mesfushori spanjoll duket sikur nuk po ndihet më aq mirë te klubi londinez dhe divorci me këtë klub nuk konsiderohet më si një hipotezë.

Sigurisht do të jetë një largim i vështirë për Chelsean që më shumë do të qajë 33 milionë Eurot që derdhi në arkat e Barcelonës 18 muaj më parë për të nënshkruar me mfutbollistin 28 vjecar deri në 2019.

Shfaqja e emrit të Fabregas në merkato vë në lëvizje klubet më të rëndësishme evropiane. Një prej skuadrave që mund të tentojë blerjen e spanjollit është Bajerni i Mynihut, por edhe Paris Sën Zhermen e Manchester City nuk mbeten pas.

Situata e spanjollit po monitorohet edhe në Itali ku skuadrat më të interesuara duket se janë Inter dhe Juventus që mendojnë të bëjnë një tentativë për blerjen e fdutbollistit në muajin qershor.

Megjithatë pengesat në këtë operacion për këto dy klube të Serisë A janë të mëdha dhe njëra prej tyre ka të bëjë pikërisht me pagën e Fabregas i cili në këtë moment përfiton 8-10 milionë euro në sezon dhe këtu përfshihen edhe bonuset, shifër kjo që është pothuajse e papërballueshme për to.

Top Channel