Fier, grabitet pika e transferimit të parave

28/12/2015 14:20

Një pikë e transferimit të parave ka rënë pre e grabitjes mesditën e të hënës në qytetin e Fierit.

Burimet paraprake bëjnë të ditur se dy persona të maskuar, pasi kanë kërcënuar me armë punonjësin, kanë arritur të marrin një shumë prej 1 mijë eurosh.

Policia aktualisht po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel