Kosovë, Kurti në “arrest shtëpie” deri më 17 shkurt

28/12/2015 00:00

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti do të vuajë masën e “arrestit shtëpiak” deri më 17 shkurt 2016.

Kështu vendosi gjatë kësaj të hëne Gjykata Themelore në Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur avokatja e tij Hedije Ademi.

Albin Kurti ndodhet në “arrest shtëpiak” që nga java e kaluar, me vendim të Gjykatës Supreme.

Ai, bashkë me deputetët e tjerë të opozitës, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, akuzohen për veprat penale të “përdorimit të armëve” dhe “pengimit të personit zyrtar”.

Top Channel