Rikthehet grupi “Gjurmët”

28/12/2015 00:00

Pas gati 20 vitesh, grupi i njohur kosovar i muzikës rock, “Gjurmët”, është ribashkuar për të performuar dhe një herë në Tiranë, në koncertet e organizuara nga bashkia me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

E në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi, si dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare, kryetari i bashkisë Erion Veliaj i ka pritur dhe u ka dorëzuar 4 anëtarëve të grupit simbolin, apo “Çelësin e qytetit”.

Grupi “Gjurmët”, këngët e të cilëve këndohen edhe sot, do të performojë mbrëmjen e së martës, së bashku me 20 të ftuar të tjerë. Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë koncertesh, që do të kulmojnë më 31 dhjetor në sheshin “Nënë Tereza”.

Top Channel