PD, Tabaku: Qeveria e fasadave rrit varfërinë

29/12/2015 10:55

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, ka deklaruar se në tre muajt e fundit “janë hequr plot 2500 familje nga listat ekonomike për të bërë të mundur lejimin e shpenzimeve të luksit të qeverisë”.

“Vetëm këtë 3-mujor janë reduktuar 2500 familje. 10 000 shqiptarë sot janë më të varfër, ndërkohë që oborri (ministra, deputetë dhe klientë) ka përfituar tendera prej miliarda lekësh”, deklaroi Tabaku, e cila e cilësoi si të hidhur këtë fundvit për shqiptarët e varfër.

“Vetëm 2000 lekë shpërblim, që nuk shërben asgjë për mbulimin e natës së Vitit të Ri”, shtoi Tabaku.

Tabaku theksoi se kryeministri Rama ka bërë që “studentët të shtrëngojnë rripat për të paguar arsimimin” dhe “shqiptarët e varfër e të ndershëm të tatohen më shumë e të përfitojnë më pak”.

Top Channel