Shpërblimet e fundvitit, Rama: Kategoritë që përfitojnë

29/12/2015 11:30

Mbi 765.767 shqiptarë janë përfitues të shpërblimeve për Vitin e Ri akorduar nga qeveria. Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e shpërblimeve për një sërë kategorish e ndarë në atë të familjeve në nevojë dhe grupi i personave me merita të veçanta.Sipas kryeministrit qeveria është duke ndjekur të njëjtën filozofi njësoj si vitin e shkuar për të mbështetur njerëzit.

“84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra;68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra;372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra; 145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra; Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra edhe ata. Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, 10.660 persona, përsëri 20 mijë lekë të vjetra.81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra”, tha Rama.

Në grupin e personave me merita të veçanta që shpërblehem me nga, 50 mijë lekë të vjetra përfshihen të gjithë nxënësit e shkëlqyer me të gjitha notat dhjeta përfshi të gjithë studentët e ekselencës po me një njëjtën shumë. Me 400 mijë lekë të vjetra do të shpërblehen  I gjithë grupi i mësuesve të spikatur, të cilët janë të dalluar në bazë të të gjitha kritereve të performances.

Ndërsa 300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik të Republikës së Shqipërisë, kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta, mjekë, do të përfitojnë 400 mijë lekë të vjetra.

Rama e quajti paketën e shpërblimeve të fundvitit si një konfirmim të vëmendjes dhe kujdesit të qeverisë përtej të gjitha vështirësive financiare edhe të këtij viti tjetër reformash dhe përpjekjesh të mëdha për të siguruar rrugën e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të mundësuar një të ardhme më të mire. Për të gjithë përfifuesit e këtyre shpërblimeve Rama dha këtë urim.

“I uroj edhe njëherë Gëzuar Vitin e Ri të gjithë atyre që marrin këtë shpërblim, që është një detyrim i qeverisë, për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë njerëzve, se pavarësisht vështirësive të reformave dhe pavarësisht dhimbjeve që reformat shkaktojnë si çdo operacion dhe çdo terapi janë të domosdoshme për të rikthyer plotësisht në funksione vitale një trup të kërcënuar nga një kancer agresiv”, tha kryeministri.

KATEGORITË PËRFITUESE
Shpërblim 2 mijë lekë të reja

84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
68 mijë përfitues të kategorisë PAK
372.932 pensionistë
145.580 persona që marrin pension bujqësor
3595 persona që marrin trajtim të veçantë
Persona që marrin pension të parakohshëm
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë

Shpërblim 40 mijë lekë të reja
Mësuesit e spikatur
300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik, kryesisht infermierë

Shpërblim 50 mijë lekë të reja
Studentët e ekselencës
Nxënësit e shkëlqyer me të gjitha 10-ta në sistemin parauniversitar

Top Channel