Vrau në 2002, ekstradohet nga Greqia 47-vjeçari

29/12/2015 00:00

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina një 47-vjeçar të dënuar për plagosje me pasojë vdekjen.

Sipas policisë, Thoma Canaj, nga Velçë e Vlorës është arrestuar në Athinë më 2013, dhe është ekstraduar ditën e sotme.

Canaj është dënuar në shkurt të 2003 nga Gjykata e Vlorës me 25 vjet burg, pasi në vitin 2002, ka plagosur me pasojë vdekjen Arjan Dyrmishin, dhe ka plagosur Rei Skëndaj.

Top Channel