Në gjykatë Bratisllav Nikoliq, për shpërdorim detyre

29/12/2015 00:00

Kryetari i Komunës me shumice popullate serbe të Shtërpcës del sot para Gjykatës Themelore në Ferizaj nën akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Së bashku me Bratisllav Nikoliq, në të njëjtën ccështje  akuzohet edhe zyrtari i prokurimit të kësaj Komune, Agim Rexhepi.

Prokuroria i akuzon Nikoliqin e Rexhepin se më datë 16 dhjetor në Shtërpcë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dhe personi tjetër në cilësinë e personave zyrtarë dhe atë duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik të Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare në atë mënyrë që kanë lidhur aneks-kontratë në vlerë prej 346 mijë euro me operatorin ekonomik “Albes”, duke tejkaluar kështu 10 % e vlerës së kontratës bazë prej një milion e gjysmë euro për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpce, me të cilin kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, dhe kështu kanë kryer veprën penale në bashkë-kryerje, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, bën të ditur KosovaPress.

Top Channel