Fenomeni Stephen Curry, 17 pikë në 3 minuta

29/12/2015 00:00

Stephen Curry po konfirmohet çdo ditë e më shumë si fenomeni i NBA. Basketbollisti i Golden State Worriors e vërtetoi këtë edhe në ndeshjen që skuadra kampione në fuqi zhvilloi ndaj Sacramento Kings, e fituar 122-103, kur në 3 minutat e fundit të pjesës së parë të takimit shënoi 17 pikë, duke u treguar i saktë në të gjitha tentativat e ndërmarra prej tij në këtë hark kohor.

Nga këto gjuajte, 5 ishin nga distanca e 3 pikëve dhe 1 për 2 pikë. Në përfundim të ndeshjes, Curry regjistroi një triple-double, i gjashti për të në këtë sezon me 23 pikë, 14 topa në tabelë, rekord personal për të ky dhe 10 assist. Përsa i përket Golden State, mbetet gjithnjë e më dominuese dhe në Konferencën e Perëndimit kryeson me një bilanc me 29 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Top Channel