Tiranë, Veliaj përuron kopshtin 36; falenderon biznesin

29/12/2015 00:00

Fëmijët e kopshtit numër 36 në Tiranë tanimë do të qëndrojnë në një kopësht tërësisht të rikonstuktuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo është dhurata më e bukur që këta fëmijë mund të marrin në këtë fund viti.

“Nuk besoj se ka dhuratë më të bukur për Vitin e Ri se sa një kopsht totalisht i rikonstruktuar, modern, me të gjitha kushtet që i kanë hije Tiranës dhe prindërve e princeshave tona që kemi në kopshtin nr. 36. Dua të falenderoj shumë të gjithë ata donatorë që kontribuan”, deklaroi Veliaj.

Kreu i bashkise Veliaj tha se dhurimet nga donatorët vijnë si një përgjegjësi sociale dhe jo si një detyrim tjetër.

“Ata që japin për kopshtet, për çerdhet, në bazë të programit tonë “Adopto një kopsht apo çerdhe” nuk e japin se kjo është taksë, as sepse kjo është tarifë, as se është detyrim apo një gjë që ua kërkon shteti, e japin sepse e ndiejnë që nga dashuria e tyre, mundësitë dhe të mirat materiale me të cilat janë bekuar gjatë këtij viti, t’i kthejnë, t’ia japin një pjesë komunitetit në formë donacioni”, vijoi kryebashkiaku.

Në fund të këtij viti, kryebashkiaku shprehu mirënjohjen ndaj donatorëve të cilët janë bërë pjesë e nismave të bashkisë.

Top Channel