Tjetër ‘sportist’ në familjen Pique, Shakira luan bejzboll

29/12/2015 00:00

Gerard Pique duket se nuk është i vetmi sportist në familjen e tij. E fejuara e tij Shakira duket se po e sfidon mjaft mirë kampionin e Barcelonës, por kolumbiania e bën në një disiplinë tjetër sportive, bejzboll.

Këngëtarja shfrytëzoi profilin e saj në instagram për të publikuar një video ku ajo shfaqet duke bërë një goditje bejzbolli, ndërkohë që në sfond dëgjohet edhe zëri i futbollistit.

‘Në familje ka edhe një sportist tjetër. Shiko e mëso, Pique!-lexohet në mesazhin që shoqëronte videon e Shakirës në Instagram
Shakira dështoi në gjuajtjen e parë, por kreu edhe një të dytë falë edhe këmbënguljes së vetë Pique. Këtë radhë 38 vjecarja u tregua e saktë duke bërë që edhe futbollisti të shfaqej entuziast.

Top Channel