Koncerti i Vitit të Ri në Tiranë

29/12/2015 00:00

Një koncert festiv, që do të nisë në orën 22:30 në sheshin “Nënë Tereza”, me pjesëmarrjen e emrave të njohur të muzikës shqiptare, si Eugent Bushpepa, Vesa Luma, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj, e shumë të tjerë; e që do të përfundojë me një spektakël fishekzjarresh, kur akrepat e orës të shënojnë ardhjen e Vitit të Ri.

Ky është kalendari i festimeve për mbrëmjen e ndërrimit të viteve nga Bashkia e Tiranës, i bërë publik nga drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Julinda Dhame. Bashkia ka kërkuar nga qytetarët, që të shmangin përdorimin e fishekzjarreve, pasi institucioni është kujdesur për çdo detaj festiv.

Veç këngëtarëve të njohur, në koncertin festiv do të jenë të pranishëm edhe trupa e Cirkut Kombëtar, si dhe “DJ” të përzgjedhur. Bashkë me qytetarët, për të pritur ardhjen e Vitit të Ri në sheshin “Nënë Tereza” do të jetë dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Top Channel