“Skuadra më e keqe në botë” kërkon Moun

29/12/2015 00:00

Jose Mourinho po qëndron në Brazil për disa ditë pushim para se t’i rikthehet edhe njëherë punës së tij të zakonshme. Edhe pse ka shumë thashetheme për skuadrën e tij të ardhshme, njëra prej tyre ka vendosur të dalë hapur.

Skuadra braziliane e Ibis, përmes një letre, i ka ofruar Mout një kontratë 2-vjeçare që parashikon një pagesë mujore të konvertuar në ushqim. “Speciali” ka mundësi që të zgjedh edhe një qen ose mace, cilën ta dëshirojë, si kafshë shtëpiake.

Në rast se skuadra nuk luan mirë, Mou do të përfitojë rritje page, ndërsa nëse Ibis bën lojë të bukur dhe arrin të fitojë titullin në Kategorinë e Dytë braziliane, atëherë kontrata mes tyre do të zgjidhet menjëherë dhe Mou do të lihet i lirë.

Ibis njihet si “skuadra më e keqe në botë” për shkak të disfatave të shumta që pësoi në fund të viteve ’70 dhe fillim viteve ’80-të. Kjo skuadër nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje për 3 vite e 11 muaj nga viti 1980 deri më 1984.

Top Channel