Përmet, aksident me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari

29/12/2015 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Përmet. Saktësisht në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë një mjet ka rënë nga ura dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën.

Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është Enea Pasho, 24-vjeçari që po drejtonte mjetin tip “Opel” ka rënë nga ura në dalje të fshatit Piskovë.

Shërbimet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke punuar për përcaktimin e shkaqeve.

Top Channel