Vazhdon ëndrra për Leicester, barazim pa gola me Cityn

29/12/2015 00:00

Leicester dhe Manchester City kanë barazuar në sfidën e javës së 19 mes krerëve të Premier Leagues. Skuadra e Ranierit nuk do të hyjë në vitin 2016 si e para për shkak të goldallimit, por me pikë të barabarta me Arsenalin e vendit të parë.

“Qytetarët” e Pellegrinit u akuzuan për një lojë të ashpër, si e vetmja mundësi për të ndalur dy lojtarët më në formë të kampionatit anglez, Jamie Vardy dhe Riyiad Mahrez.

Pavarësisht se skuadra nga Manchesteri qarkulloi më shumë topin, Leicester bëri një lojë cinike duke vënë në provë disa herë portierin Hart. Edhe Sterling nga ana tjetër kishte dy raste të mira, por tifozët nuk kishin mundësi të shihnin gola.

Vendi i parë dhe i dytë mbahet nga Arsenal e Leicester me nga 39 pikë, ndërsa në të tretin radhitet City me 36 dhe në vendin e katër Tottenham me 35 pikë. Sunderland-Liverpool është sfida që ka mbetur ende pa u luajtur e që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Top Channel