“Motorhead nuk ekziston më”

30/12/2015 00:00

Banda e famshme e “hard-rock”-ut Motorhead zyrtarisht nuk ekziston më, pas vdekjes së vokalistit të saj Ian “Lemmy” Kilmister ditën e hënë.

Bateristi Mikkey Dee tha për suedezen “Expressen” se banda nuk do të bëjë më muzikë të re dhe nuk do të zhvillojë më ture koncertesh.

“Sigurisht që Motorhead nuk është më. Lemmy ishte Motorhead. Banda tashmë do të jetojë vetëm në kujtimet e fansave. Nuk do të bëjmë më asgjë, as ture e as këngë të reja”, sqaroi Mikkey.

Vokalisti Ian Kilmister ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare, vetëm dy ditë pasi mësoi se vuante nga kanceri.

Top Channel