Aksidenti hekurudhor, në gjykatë dy ish-minsitra Transporti në Argjentinë

30/12/2015 00:00

Një gjykatë e Buenos Ajresit vendosi burgosjen e dy ish ministrave të Transportit në Argjentinë për aksidentin hekurudhor të vitit 2012, ku humbën jetën 51 persona.

Ricardo Jaime dhe Pablo Schiavi janë dënuar përkatësisht 6 dhe 8 vjet heqje lirie për neglizhencë. Aksidenti, ku mbetën të plagosur 789 vetë, ndodhi në orët e mëngjesit kur një tren pasagjerësh u përplas me platformën e stacionit të Once-s në kryeqytet. Për vendin, ky ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor prej dekadash të tëra. Makinisti u dënua me tre vjet burg. Dy prej drejtuesve të kompanisë Trenes de Buenos Aires (TBA), e cila menaxhonte asokohe linjën hekurudhore, kanë marrë dënime ndërmjet 5 dhe 9 viteve prapa hekurave.

Treni goditi barrierën me një shpejtësi prej rreth 20 km në orë, çka solli shkatërrimin e pjesës së parme të motorit dhe përplasjen e vagonëve që shtypeshin prapa me njëri- tjetrin. Sistemi hekurudhor i Buenos Ajresit transporton rreth 4 miliardë pasagjerë në vit, çka e bën më të madhin në Ameriken e Jugut.

Në 1990-tën, pjesa dërrmuese e tij u privatizua me shpresën se një lëvizje e tille do të nxiste investime në infrastrukturë. Megjithatë, në rrjetin hekurudhor nuk u investua veçse shumë pak pasi kontrata nuk i detyronte kompanite të derdhnin para në përmirësimin e tij, e përpos kësaj, edhe nxitja për ta bërë një gjë të tille ishte shumë e vogël pasi firmat përgjegjëse vazhduan të përfitojnë nga subvencionet shtetërore. Pas aksidentit të 2012-tës megjithatë, qeveria e Cristina Fernandez e shtetëzoi sistemin hekurudhor të vendit ku implementoi një program gjigant ristrukturimi. Një numër i madh të afërmish të viktimave dhe mbështetësish të tyre u mblodhën përpara gjykatës për të pritur vendimin, të cilin e një pjesë e përshëndetën si historik, ndërsa të tjerë thanë se dënimet duhet të kishin qënë më të rënda.

Top Channel