Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari

30/12/2015 00:00

Trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë- Bilisht, në afërsi të fshatit Vranisht.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se viktima është i seksit mashkull, dhe nga hetimet e para dyshohet se ai është përplasur nga ndonjë automjet.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit të ngjarjes.

Top Channel