F1, GP Abu Dhabi, u bë objekt i një sulmi terrorist

30/12/2015 00:00

Çmimi i Madh i Abu Dabi në F1 ishte bërë objekt i një sulmi nga një prej anëtarëve të Shtetit Islamik. Sipas asaj që publikohet në media në Dubai dhe Abu Dabi, një person akuzohet për planifikimin e këtij akti terrorist në garën e fundit të Botërorit të Formula 1 për vitin 2015.

Gjithnjë sipas këtyre mediave, personi i akuzuar është bashkëshorti i terroristes Ala Bader Al Hashemi, e ekzekutuar për vrasjen e një profesori amerikan në një qendër tregtare në Abu Dabi.

Gjykata Supreme Federale e Emirateve të Bashkuara e akuzon këtë person për 7 krime të kryera që kishin lidhje me terrorizmin dhe këtu përfshihet edhe plani i sulmit ndaj pistës Yas Marina, si dhe ai ndaj një baze ushtarake amerikane.

Personi i akuzuar ka mohuar gjithçka dhe ka pretenduar se është në izolim. Ndërkaq, anëtarët e vetë Shtetit Islamik nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me këyë ngjarje. Gjithsesi, ajo që ka më shumë rëndësi, është se në Çmimin e Madh të Abu Dabit asgjë nuk ndodhi dhe gara u zhvillua normalisht, sigurisht nën masat e rrepta të sigurisë që ishin ndërmarë.

Top Channel