Real Madrid ‘shënjestron’ Miralem Pjaniç

30/12/2015 00:00

Real Madrid hedh sytë nga Roma dhe vë në qendër të vëmendjes së saj Miralem Pjaniç.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle Marca, emisarë të klubit merenges kanë kontaktuar me babain e futbollistit për të diskutuar mundësinë e transferimit të Pjaniç në Madrid.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Presidenti i 10 herë kampionëve të Evropës, Florentino Perez është gati të shpenzojë 45 milionë euro për të sjellë futbollistin ioshnjak në Santiago Bernabeu.

Top Channel