Van Gaal mund të bëhet Drejtori Teknik i Holandës

30/12/2015 00:00

Luis van Gaal mund të bëhet Drejtori Teknik në Federatën Holandeze të Futbollit, nëse ai do të shkarkohet nga drejtimi i Manchester United. Ai që e deklaron  këtë është trajneri i përfaqësueses holandeze Dani Blind.

“Me Van Gaal mund të arrij suksese – tha Blind, i cili ishte asistenti i trajnerit të Djajve të Kuq në Botërroin e vitit 2014 – Ai është ndër trajnerët më të mirë në botë, por ka edhe pozicione të tjera të cilat ai mund t’i mbulojë mjaft mirë, siç është Drejtori Teknik, por unë nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Çështja është se cila është baza e punës së një Drejtori Teknik. Mendoj se në vend ka shumë talente të reja dhe ajo që duhet bërë është që të ofrohet një punë emocionuese dhe ajo i duhet bërë një personi që gëzon një respekt të plotë”.

Top Channel