Sekuestrohen 15 kg kanabis në Portin e Vlorës, arrestohen 26-vjeçari

30/12/2015 00:00

Rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar gjatë kësaj të mërkure nga Policia Kufitare në Portin e Vlorës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se lënda narkotike është gjetur gjatë kontrolleve në një automjet tip “BMË”, me targa AA 225 MK, në Portin e Vlorës. Ndërsa është vënë menjëherë në pranga drejtuesi i automjetit shtetasi Sokrat Sulejmani, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 pako, të mbështjella me letër natribani të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në pjesën e poshtme të dyerve anësore (traversë).

Top Channel