Kosovë, takohen liderët e opozitës

30/12/2015 20:40

Liderët e tre partive opozitare në Kosovë kanë zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të mërkure një takim në selinë e AAK.

Sipas AAK, në takim po diskutohet për harmonizimin e qëndrimeve mbi veprimet që do të ndërmarrë menjëherë pas Vitit të Ri opozita, “kjo në raport me qeverinë e Kosovës dhe përgjegjësive të saj për marrëveshjet antikushtetuese që ka nënshkruar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga AAK.

“Opozita beson se qeveria aktuale nuk ka më kredibilitet ta drejtojë vendin”, thuhet më tej në deklaratën e AAK.

Top Channel