Barcelona fiton dhe vendos një tjetër rekord

30/12/2015 00:00

Barcelona ka fituar 4-0 ndaj Betis mbrëmjen e së mërkurës, duke vendosur edhe një tjetër rekord në këtë fundviti. Skuadra katalanase ka shënuar më shumë gola në një vit kalendarik se çdo ekip tjetër.

Ekipi i drejtuar këtë sezon nga Enrique ka arritur të shënojë vetëm gjatë 2015-s 180 gola, dy më shumë se Reali i një viti më parë.

Ndeshja ndaj Betis ishte e lehtë për Kampionët e Botës, që shënuan 4 herë në portën e miqve. Në fillim Westermann realizoi një autogol, ndërsa më pas ishte Messi dhe dy herë Suarez që vulosën ndeshjen në 4-0. Edhe në këtë takim, po ashtu si në finalen e Botërorit të Klubeve, braziliani Neymar nuk arriti te goli.

Pas këtij takimi, Barcelona udhëheq La Liga-n me 38 pikë, po aq sa Atletiko, por me një ndeshje më pak, ndërsa Reali ndodhet në vendin e tretë në renditje me 36 pikë. 

Top Channel