A është ky Antonio Banderas?

31/12/2015 00:00

Sportiv, me kapele dhe një mjekër të trashë. Kështu është shfaqur Antonio Banderas, “ i maskuar” me syze, teksa shëtiste në Malaga të Spanjës me të dashurën e tij, Nicole Kimpel.

Aktori 55-vjeçar dukej mjaft larg nga pamja e tij e zakonshme. Çiftit më pas iu bashkua dhe një tjetër anëtar i familjes teksa bënin shoping, një terapi kjo
post Krishtlindje.

Ylli i “Maskës së Zorros” po bën një pushim të shkurtër teksa ka një axhendë të ngjeshur xhirimesh. Ai ka plot 5 filma për të xhiruar, përfshi edhe atë në gjuhën spanjolle “33 Dias” (33 Ditë), në krah të Gwyneth Paltrow, ku ai luan rolin e piktorit Pablo Picasso.

Tashëm çifti është i lirë të martohet, pas divorcit të aktorit nga Melanie Friffith në fillim të këtij muaji. Me Griffith, Banderas ka një vajzë 19-vjeçare, Stella, dhe u nda me aktoren pas 19 vjetësh.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel