Tomi dhe Xherri në jetën reale

31/12/2015 00:00

Një video ka filmuar një moment në jetën reale të Tomit dhe Xherrit, të cilët shohin bashkë jashtë një dritare në një restorant.

Macja dhe miu janë në dritaren e Fast Food-it “Subway”, ku macja madje, ndihmon brejtësin të shohë më mirë jashtë. Video u postua në Twitter nga ciankai, dhe u bë virale pasi është ripostuar 16.400 herë dhe ka marrë më shumë se 7 mijë pëlqime që nga 28 dhjetori.

“Tomi dhe Xherri po planifikojnë si të vjedhin ushqim nga “Subway”, shkruan xianki, shoqëruar nga emoji me fytyrën që qesh me lot.

Top Channel