Si do të jetë viti 2016 për Europën?

31/12/2015 12:00

Europa po lë pas një vit të ngjeshur, por edhe ai që vjen nuk do të jetë më pak i ngarkuar me emocione për Kontinentin e Vjetër.

Mbi një milionë vetë kanë zbarkuar në Gjermani brenda vitit 2015, kujton “Deutsche Ëelle”. Njerëz që i largohen luftrave në Siri, në Irak dhe në kontinentin afrikan, ku konfliktet nuk japin shenja qetësimi, çka mund t’i detyrojë në vazhdimësi njerëzit të emigrojnë.

Për këtë arsye, me shumë gjasë, politika që do të ndiqet ndaj refugjatëve do të mbetet edhe në vitin 2016 një çështje nevralgjike dhe sfidë jo e vogël për bllokun europian. Si do të shpërndahen të ardhurit në shtetet anëtare të BE-së? Si mund të integrohen këta njerëz? Dhe si mund të funksionojë e gjithë kjo në kuadrin e problemeve të brendshme në BE, ku janë në rritje gjithnjë e më shumë partitë populiste të djathta, si në Francë, Poloni dhe Hungari? Këto janë pyetje që kërkojnë një përgjigje, të cilën do të përpiqen ta gjejnë holandezët dhe sllovakët kur të marrin presidencën e radhës.

Një tjetër ngërç e paraqet gjendja ekonomike e Greqisë. Paketa e tretë e ndihmës që vendet e euros miratuan në vitin 2015 lidhet me kushte të caktuara. Qeveria e kryeministrit Aleksis Tsipras ka zbatuar tashmë ose ka iniciuar shumë reforma, kreditorët kanë një optimizëm të përmbajtur për 2016-tën.

Në shtator vëmendja do të drejtohet për nga Europa Lindore për zgjedhjet parlamentare në Rusi. Një sërë grupesh opozitare duan të bashkohen kundër Putinit dhe të hyjnë në parlament, ndër to dhe Partia Progresive e blogerit Aleksei Navalny.

Edhe në Ukrainë do të ketë zgjedhje që do të monitorohen me kujdes, për shkak të krizës në Krimenë e aneksuar dhe veçanërisht në Donbas në lindje të vendit. 

Ndërkohë, është edhe pritja për eurovizionin që zhvillohet këtë vit në Suedi. Aty do të marrin pjesë 43 shtete, dhe sipas organizatorëve ky është festivali më i madh në historinë e festivalit.

Në 14 mars sakaq, bota shkencore do të shohë  mjaft e interesuar drejt qiellit, sepse atë ditë me nisjen e një sonde fillon misioni i shumëpritur ruso-europian i Marsit “Exo-Mars”.

Top Channel