Meta uron shqiptarët: Më shumë mbarësi, fat dhe shëndet

31/12/2015 14:50

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në urimin e tij për Vitin e Ri i uron shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë mbarësi, më shumë fat dhe më shumë shëndet.

“Qoftë ky vit më i mirë se ai që lamë pas”, nënvizon Meta në këtë urim. 

“Uroj me zemër gjithëkënd, fëmijë e të rritur, gra e burra, të rinj dhe pensionistë, që të gjejnë tek viti 2016 më shumë shpresë dhe gëzim, më shumë realizim dëshirash, punë të ndershme, dinjitet qytetar dhe dritë në jetë”, thotë Meta.

Top Channel