Urimi i kryeministrit Rama për Vitin e Ri

31/12/2015 15:10

Kryeministri Edi Rama, si kartolinë urimi në vigjilje të ndërrimit të viteve, ka zgjedhur postimin e një video-mesazhi në rrjetet sociale, duke prezantuar atë që ai e quan një “album kartolinash”, ku i është bërë një përmbledhje e punës së bërë deri më tani nga qeveria.

Rama thotë se duhet të vazhdojmë përpara nëpërmjet reformave për t’u përmirësuar dhe bërë më shumë.

Top Channel