Pogradec, bizneset u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë

31/12/2015 17:35

Në vigjilje të ndërrimit të viteve, 1000 familje të varfëra në Pogradec janë ndihmuar nga një prej familjeve biznesmene të qytetit.

Pak ushqime për t’ua bërë më të ngrohtë darkën e ndërrimit të viteve janë mundësuar për të gjithë ata të cilët janë në nevojë nga familja Fezollari, e cila prej vitesh e ka kthyer këtë në një traditë duke dhënë një mesazh sensibilizues për të ndarë atë që ne kemi me të tjerët.

Në këtë ditë nuk kanë munguar as përfaqësuesit vendorë, të cilët e kanë vlerësuar këtë akt. Ata të cilët çdo ditë e përballojnë me vështirësi jetesën, duke mbijetuar në kufijtë ekstremë të skamjes, teksa kanë marrë ushqimet e mundësuara për ta, kanë treguar se askush nuk kujtohet për ta dhe kanë falenderuar familjen Fezollari.

Mijëra familje, jo vetëm në qytetin e Pogradecit, përballen me skamjen, ndërsa askush nuk kujtohet as në prag festash për t’u lehtësuar sadopak gjendjen.

Top Channel